Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz i janë bashkuar kumbarit të tyre, Elton John, në jahtin e tij, vetëm një hap larg vendit ku prindërit e 27-vjeçarit po kalojnë pushimet në Francë.

Victoria dhe David janë fotografuar së fundmi më jahtin e tyre në St Tropez, 75 milje larg djalit të tyre, i cili po bën disa ditë pushime pranë Nicës.

Edhe një herë, Brooklyn nuk mori pjesë në pushimet familjare në jahtin prej 16 mijë paundësh, pasi i ndërpreu lidhjet me prindërit, vëllezërit dhe motrën e tij.

Por në vend të kësaj, ai iu bashkua këngëtarit të famshëm dhe bashkëshortit të tij, David Furnish, ku u panë duke biseduar në bordin e jahtit.

“Daily Mail” shkruan se Krishtlindja e vitit 2024 ishte hera e fundit që familja Beckahm u fotografua me Brooklyn dhe Nicola para se të humbnin çdo komunikim.

Kujtojmë se Beckham-ët dhe Elton John kanë qenë miq për më shumë se 30 vjet.