Ajo konfirmoi romancën e saj me një rreper 18-vjeçar, të quajtur Almighty Jay, në fillim të këtij muaji, pasi ata u panë duke mbajtur duart në Studio City.


Dhe vetëm pak ditë më vonë, Blac Chyna ekspozoi kurbat e saj me një palë bikini tepër të hollë në një set fotografik në plazhin e Malibusë.


29-vjeçarja nën një rrjetë që nuk arrinte të fshihte asgje, zbuloi gjoksin dhe të pasmet bombastike, që natyrisht duhet t’i kenë zili të gjitha vajzat e shoubizit.


Ajo u paraqit me një shishe të madhe uji 138 për xhirimin e fotografive. Chyna, e cila ka një vajzë të quajtur Dream me ish-in Rob Kardashian, veshi një bikini të zi të rrumbullakët me lule trëndafili, të thurur rreth gjoksit.


Ish-striptistja u përpoq të nxirrte sa më shumë në pah fundshpinën e saj bombastike.


7 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)