Ish-banorja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Rizarta Hoxha, ishte e ftuara e parë e këtij sezoni të emisionit “Wake Up”. Influencuesja e njohur foli për projektet e saj televizive si dhe për jetën e saj personale.

Ajo zbuloi se shumë shpejt do t’a shohim në ekranin e madh të Top Channel, ku do të jetë pjesë e panelit “Rrethi Katror” në “E Diell”.

Rizarta u shpreh se i kanë pëlqyer gjithmonë këto emisione, ku diskutohen tema të rëndësishme, tema polarizuese. Ajo shtoi se pjesë e panelit do jenë Alfred Cako, Bledi Mane, Edi Manushi.

Pjesë nga intervista:

Tani po angazhohesh edhe me “Rrethin Katror”, që është një rubrikë e programit “E Diell”, në Top Channel. Na trego pak si të erdhi kjo ftesë?

Në fakt ishte dhe dëshira e imja të isha pjesë e “Rrethit Katror”, gjithmonë më ka pëlqyer si rubrikë, e kam ndjekur. Më pëlqen që ka një rubrikë, një emision në televizionet shqiptare që diskutohen tema të rëndësishme, tema polarizuese. Të paktën njerëzit japin opinionet e tyre, e në një farë mënyre ndikojnë edhe tek audienca që i dëgjon. Këto lloj emisionesh më kanë tërhequr gjithmonë dhe prandaj jam pjesë e tyre.

Të pëlqejnë teoritë konspirative?

Mund të them po, më shumë se teoritë konspirative më pëlqejnë mendimet e ndryshme që kanë njerëzit. Do jem aty pjesë e panelit që do të përfaqësojë gjeneratën e re, do jem një figurë femërore që ka mungesë paneli deri tani. Mendoj që këto mendimet e gjeneratës së re pse jo të mos përballen me mendimet e një gjenerate tjetër, e ndoshta del diçka konstruktive nga debati në fund të emisionit. Ky është qëllimi.

Look-un e kujt do të doje të ndryshoje të djemve në panel?

Nuk e di. Ata njësoj vishen, janë pak monotonë në veshje. Nuk është se do i ndryshoja.

Kush do jetë tjetër përveç teje, se ndërrohen herë pas here? Cako është, je ti…

Bled Mane dhe Edi Manushi. Këto janë të sigurt se nuk ka mbaruar akoma.