I ftuar në emisionin “Ndryshe” me Elona Duron dhe Salsano Rrapin ka qenë artisti i njohur Yll Limani. Në këtë intervistë ekskluzive në Top Albania Radio ai ka zbuluar shumë detaje jo vetëm sa i përket muzikës, albumit më të ri por edhe nga jeta personale dhe lidhjet. Këngëtari nuk u rezervua aspak me përgjigjet e tij të sinqerta.

Salsano.e pyeti artistin në një moment gjatë intervistës se ku e ftojnë më shumë në Shqipëri apo në Kosovë për të performuar dhe Yll Limani u përgjigj duke thënë:

Në Shqipëri e kam prekur për herë të parë ëndrrën kështu që kam qenë më i ekspozuar këtu. Në Kosovë ka ardhur një ose dy vite me vonesë. Shqipëria e ka pasur gjithmonë skenën në sensin e asaj që ka ofruar mundësi dhe për artistë që ndoshta nuk e kanë pasur mundësinë dhe kushtet ekonomike për të krijuar videoklipe të mëdha dhë të shtrenjta. I ka pasur skenat e veta si në talent show po ashtu edhe në festivale. Sot nuk mundem ta bëj atë diferencë. Ma bëjnë shumë shpesh këtë pyetje, por tani për mua është e njëjtë.