Në një analizë globale të perceptimit të bukurisë së meshkujve, Italia renditet në vendin e parë për burrat më tërheqës në botë, sipas një sondazhi që ka analizuar shprehjet e preferencave për nacionalitetet më tërheqëse në internet.

Bazuar në të dhëna nga një studim i publikuar nga brendi Pour Moi dhe analizuar nga platforma të ndryshme mediatike, në renditjen e meshkujve tërheqës, italianët zënë vendin e parë përpara vendeve si India, SHBA dhe Suedia, falë stilit, pasionit dhe elegancës që shpesh lidhen me imazhin e tyre.

Mbretëria e Bashkuar vjen e dyta për burrat më tërheqës sipas votave për imazhe dhe perceptim. India renditet në vendin e tretë në përgjithësi për bukurinë e njerëzve. Ky sondazh bazohet në analizë të mijëra përmendjeve në internet rreth kombësive dhe perceptimit të tërheqjes, duke përfshirë faktorë si tiparet fizike, stili dhe karizma e publikut.