I ftuar në “Live From Tirana” nëpërmjet një lidhje telefonike, ka qenë gazetari Bledi Mane. Ai ka folur më shumë mbi luftën Izrael-Iran, por dhe shumë lajme të tjera. Lidhur me showbizin, si i komenton ai ish-banorët e BBV pas daljes së tyre nga reality show dhe planet e tyre të karrierës?
Si po i sheh ti yjet e “Big brother VIP 4”? A kanë sukses dhe po shkëlqejnë?
E para njëherë, dua të di nga ty po ata banorët e “Big Brother VIP 3” ku janë? Ku janë se po i kërkon Aida Shtino gjithandej?
Jul Deda është tek “Fiks Fare”, Egla Ceno është tek “Goca & Gra” dhe paralelisht po bën teatër…
Televizioni është shpikur në vitet ’60, Juli ka që në vitet ’50 në televizion. Nuk i ka munguar ndonjëherë ekranit dhe opozitës Jul Deda. Dëgji, jo se mburremi se ishim pjesë e atij edicioni, por ndoshta nuhatja jonë, ose kurajo jonë, ose eksperienca jonë, na bënë që ne të vazhdojmë siç ishim para “Big Brother”. Pra, të prodhojmë lajme, të prodhojmë para, të jemi menaxherë të mirë të vetes. Kritika ime për ish-banorët e BBV3 dhe BBV4 është konstante. Unë pata një takim me Laertin para disa kohësh, ishim me Manushin dhe e pyeta me vëmendje se me çfarë merrej. Dhe pashë një Laert që vetëm rrinte i hutuar dhe s’dinte të kthente përgjigje. Dhe kritika ime për çdo banor që hyn apo ka në plan të hyjë, problemi është që ata futen aty dhe i dorëzohen fatit se diçka e madhe do të ndodhë pasi të dalin, kontrata milionëshe, apo Hollywood po pret t’i marrë… Jo. Top Channel krijon mundësinë, Top Channel u jep famën, Top Channel u jep kontaktet dhe vazhdo ti të ecësh në ato gjurmë. Themelet t’i hapi Top Channel dhe ti në katin e 30-të duhet të shkosh vetë. Kështu që kritika ime vazhdon të mbetet konstante.