I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë eksperti i IT, Ardit Gavani. Ai ka folur më shumë mbi inteligjencën artificiale, si po manipulohen fotot dhe si po e përdorin të rinjtë duke i kërkuar këshilla nga më të ndryshmet…
Çfarë kërkohet më shumë në Google këto ditë që ka filluar dhe “Big Brother VIP 5”?
Janë statistika që i kërkon dhe mund t’i gjesh. Është interesante sepse është në fillim dhe mund të shohësh ku është interesi. Termat e kërkimit janë; BBVIP Albania 5, Big Brother VIP Live, që janë pakashumë të njëjtat. Zonat me më shumë shikueshmëri janë Elbasan, Dibër, Lezhë, Tiranë, Korçë. U çudita në fakt që Tirana nuk ishte në vend të parë por ishte Elbasani. Pastaj vazhdonin me Shkodër, Durrës, Fier, Vlora. Vlora është në vend të nëntë, ndërsa Tirana është në vend të katërt. Nga personazhet më të kërkuar në Google, numri një ishte Sabina Mete, nga interesi deri tani, personazhe që lidhen me termin BBVIP5. Në vend të dytë ishte Armir Shahini, dhe Kristi Lamaj në vend të tretë. /TAR/

