G Bani është përjashtuar ditën e djeshme nga gara e “Big Brother VIP Albania” pas një incidenti të ndodhur në shtëpi. Lajmi është bërë publik nga produksioni, duke shkaktuar reagime të shumta nga publikimi i këtij vendimi.

Mëngjesin e sotëm në “Wake Up” është biseduar për largimin e G Banit si pasojë e dhunës fizike ndaj Gjestit. Pas daljes nga shtëpia përveç intervistës ekskluzive për BBV Fan Club në ambjentet e Top Channel është vënë re se ai ka mbyllur Instagramin e tij zyrtar dhe duket sikur është ‘zhdukur’.

Mëngjesin e sotëm Blendi Salaj i ka bërë një ftesë publike për të qenë pjesë e emisionit Wake UP.