Eftuar në studion e “Live From Tirana” ka qenë Xheni Karaj, aktiviste e të drejtave të komunitetit LGBTQ+. Ajo ka komentuar më shumë për këtë komunitet dhe të drejtat e tyre, por jo vetëm..

Ku takohen dy njerëz të këtij orientimi sot në Tiranë? A ka aplikacione që përdoren?

Ka aplikacione , është GRINDR për djemtë, ka dhe për vajza, por unë kam 10 vjet e lidhur dhe nuk jam futur shumë tek këto. Ka aplikacione ku mund të njihesh, por mund të njihesh dhe në lokal. Procesi i flirtit nuk do të thotë që nuk na përfshin dhe ne personat LGBTQ. Tani kultura e flirtit po humbet në përgjithësi sepse janë të gjithë në aplikacione. Brezi im kështu ‘gjuheshim’, ku kishim aplikacione ne, ne nuk kishim as internet në atë kohë. Dilnim në lokal, një shikim, një buzëqeshje, një shots… Metoda pak më të vjetra, por që më të bukura të them të drejtën.