Eftuar në studion e “Live From Tirana” ka qenë blogerja Anxhi Çeliku. Ajo na ka sugjeruar disa nga destinacionet e saj më të preferuara për t’u vizituar gjatë festave të fundvitit, në Shqipëri por edhe jashtë…

Unë jam një person vere, e dashuroj verën. Por asgjë nuk i afrohet petkut të dëborës. Çfarëdo moshe të kemi, më duket vetja si fëmijë. Sado që ne nuk jemi popull që i festojmë shumë Krishlindjet, është momenti i duhur për të qenë afër miqve dhe familjes.

Një ndër destinacionet e preferuara të dimrit për Anxhin është dhe Kosova, për të cilën u shpreh:

Ka një infrastrukturë që të lejon të udhëtosh, ka pista skijimi, kabina druri, gjë që Shqipëria nuk e ofron pjesën e skive. Kabinat e drurit kanë ngrohje dhe kushte që ti të shkosh me familjen ose miqtë. Do zgjidhja Bogën, Rugovën…

Po vendet malore në Shqipëri, si i përshkruan ajo?

Ka vende shumë të bukura. Do doja që Thethi dhe Valbona të kishin teleferikë për shembull. Mungon infrastruktura dhe ngrohja. Mundohen, ka resoret tani që kanë filluar të ndryshojnë. Pjesa e veriut eshtë për njerëzit aventurierë, që nuk e kanë problem të jenë mes borës. Ndërsa për personat e tjerë do sugjeroja Korçën, Pogradecin…

Çfarë mendon se i mungon Shqipërisë për turizmin dimëror?

Do doja të kishim një piskë skijimi. Veriu jonë i ofron të gjitha mundësitë për këtë. Ne nuk kemi një pistë, duhet patjetër të udhëtojmë jashtë Shqipërisë për të provuar skitë. Nëse do shtonim pak infrastrukturën, do kishim dhe më shumë turistë. Plus mungon ngrohja, pjesa e pastrimit të rrugëve…/TAR