Iftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë astrologu Hysgen Dauti. Ai ka zbuluar se si parashikohet kjo verë për të gjitha shenjat e zodiakut, në apektin romantik, financiar, e jo vetëm…

Si parashikohet vera për Shigjetarët?

Të vetmet fusha më të bukura që aktivizohen për Shigjetarët, janë fushat romantike. Shigjetarët janë shenja që e kanë të shkruar në ballë që janë gjithmonë single, vuajnë nga të qenurit single. Këtë vit, këtë verë dhe vitet në vijim, do të kemi të bëjmë me Shigjetarë në lidhje, Shigjetarë romantikë, Shigjetarë që po udhëtojnë në çift, Shigjetarë që po bëjnë biznes në çift, çdo gjë vjen në çift. Urani në Binjakë, i përballë me tronditje në partneritet, personat që nuk janë në rrugën e duhur apo në partneritetin e duhur, duhet të kenë kujdes përballjet me tradhtitë, ndarjet e papritura apo thikat pas shpine nga njerëzit që ata i kanë besuar më shumë. Por kjo do sjellë një ndryshim drastik, do sjellë njerëz pozitivë, grupe të reja pozitive, kontrata të reja më të favorshme, momente ku Shigjetarët do të ndihen edhe pak protagonistë por edhe pak ku do të ndihmohen nga të tjerët, jo çdo gjë do e bëjnë vetëm. Çdo gjë vjen nga të tjerët, nga ndihma dhe influenca e të tjerëve, por e ka në dorë Shigjetari vetë se si di ta drejtojë atë gjë që i vjen. Mundësitë më të mira do të vijnë këtë verë, marrëdhënie të reja do të vijnë këtë verë, momente ku do të marrin një propozim për martesë këtë verë. Por po ashtu duhet ta mendojnë mirë, sepse çdo gjë e bukur do i vijë, por duke qenë Urani për 7 vite në Binjakë, këto marrëdhënie që nisin tani, mund të kenë tronditje pas 2-3-4 vitesh. Kështu që nuk mund të them që martesat që ndodhin tani, do të jenë të qëndrueshme. Do të jenë më të bukurat, por duhet t’i shohin mirë, sepse duhet të shohin tendencat, karakterin e personit, duhet t’i hyjnë pak psikologjisë që ta kuptojnë që ky njeri që kanë sot, mos ka tendencën që pas 5 vitesh t’i tradhtojë apo të ketë vese të tjera.