Një ngjarje aspak e këndshme ka ndodhur së fundmi mes reperit Stresi dhe anëtarit të TBA-së, BMT, emri i vërtetë i të cilit është Benardin Simoni. Ky i fundit është rrahur keq nda disa shokë të

Ka qenë vetë Stresi, ai që ka bërë të ditur sherrin e dhunshëm. Ai ka ndarë me ndjekësit një fotografi në “Instastory”, ku shfaqet BMT i gjakosur në fytyrë. Reperi në fjalë është rrahur pasi herë pas here ka sharë Stresin në rrjetet sociale.

Nga ana tjetër, reperi i njohur ishte zotuar se do ta dhunonte dhe mesa duket nuk ka pritur shumë dhe ka vepruar ashtu siç kishte paralajmëruar.

 “Familja është e shtrenjtë, mos ja shani askujt. Ky gangster”, shkruan Stresi sipër fotos së BMT-isë së dhunuar. Ndërkohë bëhet e ditur se sherri ka ndodhur në rrethrrotullimin e Mamurrasit.