Luizi e ka përgatitur Kiarën për spektaklin e madh të së martës.
Në një bisedë që po bënte çifti, teksa ishin duke bërë xhiro rreth pishinës, Luizi i ka kujtuar të dashurës së vetë që të ketë besim tek ai, pavarësisht çfarë do të thuhet sot në spektakël.
“Çfarëdo që të dëgjosh sot në prime, mos harro fjalën që të kam thënë që ditën e parë, thjesht ki besim tek unë. “– dëgjohet t’i thotë Luizi Kiarës.
Nuk dihet për çfarë e ka patur fjalën Luizi dhe kujt ia ka frikën, por ajo që vlen të përmendet është sjellja e Kiarës.
Pas rifutjes në shtëpi moderatorja ishte bërë më arrogante, më e pasjellshme dhe më e ftohtë me banorët e shtëpisë, teksa nuk kërkonte më hapësirë nga Luizi.