E ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, Albana Osmani ka rrëfyer dhe ka risjellë në vëmendje lidhjen e saj të gjatë me televizionin dhe kujtimet e viteve në Top Channel. Ajo foli edhe për një prej audicioneve të saj në “Portokalli” si moderatore, ku në fund u përzgjodh Amarda Toska. Moderatorja pranoi se, edhe pse nuk është mërzitur kur një tjetër person është zgjedhur në vend të saj, ka pasur raste kur është ndjerë më e mirë.
Një tjetër moment interesant i intervistës ishte ai që lidhet me eksperincën e saj si moderatore në “Fan Club”. E pyetur për një rikthim të mundshëm në këtë format, Albana la të hapur mundësinë për një eksperiencë të re, por jo domosdoshmërisht në të njëjtin rol.
Ajo tha se do të dëshironte të bashkëpunonte sërish me Ledion Liçon, duke theksuar se do t’i pëlqente të ishte opinioniste në “Big Brother VIP”.
“Do të doja të bashkëpunoja me Ledionin, sepse i besoj profesionalisht dhe i besoj integritetit të tij”, tha Osmani.
Intervista e saj kishte dhe rrëfime më personale, përfshirë marrëdhënien e saj me dashurinë dhe angazhimin e saj për fëmijët e sëmurë. Albana Osmani ka folur për largimin nga familja kur ishte adoleshente, duke treguar se ka kaluar një periudhë shumë të vështirë emocionalisht.
“Qava dy muaj”, tha ajo.
Gjithashtu Albana ka treguar se ka patur një motër, të cilën nuk e ka njohur kurrë.
“Në familje kemi patur një fëmijë të parë me emrin tim, është në qiell”, është shprehur Albana Osmani.
