Gary Archer është emri pas shumë prej buzëqeshjeve më të paharrueshme në historinë e kinemasë hollivudiane. Megjithëse është njeriu që ka krijuar protezat për mbi 350 filma e seriale, ai vetë qëndron larg vëmendjes, duke e parë punën e tij si diçka krejt normale.

“Më duken mirë,” thotë ai për dhëmbët e aktores Aimee Lou Wood. Dhe ai e di fare mirë çfarë thotë – pasi ka punuar me emrat më të mëdhenj të ekranit: nga Robin Williams te Brad Pitt, nga Julia Roberts te Anthony Hopkins.

Gary e nisi rrugëtimin e tij në Londër, në laboratorin dentar të babait, por një telefonatë e papritur nga produksioni i filmit “Mrs. Doubtfire” ia ndryshoi jetën përgjithmonë. Ishte ai që krijoi dhëmbët që binin në gotën e ujit në një nga skenat ikonike të Robin Williams.

Që nga ai moment, karriera e tij mori hov. Ai është autori i dhëmbëve “britanikë” të Austin Powers, që u bënë aq të njohur sa ndihmuan në formësimin e një klisheje të tërë kulturore. Aktori Mike Myers, që luante rolin, shpesh bisedonte me Archer për humorin britanik dhe i atribuoi këtij dizajni suksesin e personazhit.

Sot, në moshën 60-vjeçare, Gary ka në koleksionin e tij personal qindra proteza – të gjitha të dizajnuara për yjet më të mëdhenj të ekranit. Ai përdor teknologji të avancuara, si skanimi dixhital dhe printimi 3D, për të realizuar çdo detaj me përpikmëri. Në disa raste, dhëmbët edhe i lyen me ngjyrë jeshile për të krijuar efekte vizuale në post-produksion.

Për Archer, nuk ka “dhëmbë të shëmtuar”, vetëm “dhëmbë me karakter”. Ai tregon se shpesh i kërkohen dhëmbë të shtrembër, të zverdhur apo me boshllëqe – pikërisht ajo që në botën reale shihet si e padëshirueshme, por që në film u jep personazheve personalitet unik.


Top 10 protezat më ikonike të krijuara nga Gary Archer:

1. Charlie Evans – Leave the World Behind

Skena ku personazhi i Archie nxjerr një e nga një dhëmbët nga goja i la të gjithë pa fjalë – përfshirë edhe vetë Julia Roberts.

2. Jonah Hill – The Wolf of Wall Street

Jonah i ruante dhëmbët e filmit në një kasafortë personale!

3. Anthony Hopkins – Nixon

“Dhëmbët dhe sytë janë çelësi për të ndryshuar fytyrën e një aktori,” thotë Archer.

4. Robin Williams – Mrs. Doubtfire

Protezat që bien në ujë? Ishte një sfidë e pazakontë, por rezultati ishte spektakolar.

5. Mike Myers – Austin Powers

Dhëmbët satirikë që bënë histori. “Nuk ka më britanik se një anglez jashtë Britanisë,” thoshte Myers.

6. Tom Cruise, Brad Pitt & Kirsten Dunst – Interview with the Vampire

Një prodhim i madh që kërkonte perfeksion në çdo detaj.

7. Naomi Ackie – Whitney Houston: I Wanna Dance with Somebody

Aktorja shpërtheu në këngë sapo vendosi protezat për rolin e saj si Whitney.

8. John C. Reilly – Winning Time

Një tjetër yll që punoi ngushtësisht me Archer për transformimin vizual.

9. Drew Barrymore – Never Been Kissed

Dhëmbët e Josie Grossie u riprodhuan sërish 20 vite më vonë për një segment televiziv.

10. Alan Ritchson – Motor City

“S’kam parë ndonjëherë një buzëqeshje më të natyrshme,” thotë Archer për aktorin e Jack Reacher.