Krusita u eliminua mbrëmjen e djeshme nga shtëpia e “Big Brother”, pas votimit të publikut.
Në “Shqipëria Live”, ajo ka folur sot për këtë eksperiencë dhe mbi të gjitha për raportin me Kristin, me të cilin u pa shumë e afërt. Ajo tha se mes tyre ishte një kimi fantastike dhe e kuptonin njëri-tjetrin pa folur. Për sa i përket raportit jashtë shtëpisë, ajo nuk pranoi të përgjigjet pasi tha se së pari duhet të flasë me Kristin.
“Ishte eksperiencë fantastike, aty brenda është përjetim tjetër nga çfarë shihet jashtë. Një ndër eksperiencat më të bukura që kam kaluar. Është shumë e vështirë të përfshihesh në lojë si banorët që kanë hyrë në fillim. Ata janë të ambientuar dhe të duhet kohë që të shohësh situatat dhe të përfshihesh. Aty krijova ndjesi të bukura për ata njerëz dhe afeksionohesh ndaj tyre. Raporti me Kristin do mbetet një ndër gjërat më të bukura. Jashtë do vijojmë të kemi kontakt dhe do jemi njerëz të lidhur shumë me njëri-tjetrin. Kishim një kimi fantastike por për sa isha unë aty, mbetet aty. Nuk e di çfarë do ndodhë jashtë. Kristi është shumë i zgjuar, i talentuar, shumë i qetë dhe që i peshon fjala. Më dukej sikur gjeta veten dhe kuptoheshim pa folur. Nuk dua të them gjë për raportin tonë jashtë, thjesht do pres kur të dalë, të bëjmë një bisedë. Do doja të mos vinte më lentet e zeza sepse i ka sytë shumë të bukur.”– tha ajo.




