Kur ishte brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, publiku njohu një anë tjetër të Roza Latit që nuk e kishte parë në daljet e saj televizive. Moderatorja e njohur vendosi që të hapte zemrën në “Big Brother VIP 3”, duke zbuluar mjaft detaje për jetën e saj personale.

Roza ka rrëfyer se ka abortuar një fëmijë pa dëshirën e ish-partnerit të saj.

“Ai më tha çfarë karroce do të marrim. Po, as se pyeta fare! Se pyes unë atë për krijesën dhe fëmijën tim”, u shpreh ish-banorja në atë kohë.

Mes lotësh moderatorja u shpreh se nuk ishte e gati të bëhej mami, ndërsa tha se kur e ka marrë vendimin për mos ta mbajtur fëmijën, e ka rrahur veten me grushte.

E teksa një ditë më parë ajo bëri një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj, këta të fundit e pyetën pikërisht në lidhje me një bebe.

“Kur do na bësh një bebe o e bukura e botës?”, e kishte pyetur një ndjekës, të cilit nuk ngurroi që t’i kthente përgjigje.

Siç thotë edhe vetë Roza, përgjigja e saj është epike.

“Përgjigja ime epike është kjo: Ti e di që i dashuri im është 8 vjet më i vogël se mua?”, shkruan Lati në postimin e saj në “Instastory”.

Ndërkohë kujtojmë se pak kohë më parë, ajo ka bërë publike lidhjen e saj të dashurisë me ish-banorin e “Big Brother VIP 2”, Xhonatanin.

Në këtë bashkëbisedim me ndjekësit, Roza tregoi se bashkëjeton me të dhe që të dy janë të lumtur dhe po shijojnë lidhjen e tyre.