Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi janë kthyer tashmë në një nga çiftet më të dashur dhe më të komentuar nga publiku. Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”, ata kanë udhëtuar shumë me njëri-tjetrin.

Destinacionet kanë qenë të ndryshme, por prej pak ditësh ata ndodhen në Siçili të Italisë. Këtë qytet duket se e ka zgjedhur gazetarja, pasi përmes postimeve në “Instagram” është shprehur se e pëlqen shumë.

Një ditë më parë, Ilnisa ka publikuar disa fotografi ku shfaqet së bashku me partnerin e saj, por edhe disa imazhe të veçanta nga vendi ku ndodhen.

E si çdo postim i saj, edhe ky ka marrë mijëra pëlqime dhe komente të shumta. Nuk ka munguar as komenti i Meritonit, i cili i shpreh dashurinë publikisht dhe i shkruan:

“Të duaa shumëë”.

Por kësaj radhe vëmendjen nuk e ka marrë komenti i tij, pasi shkrimi i Ronaldo Sharkës në këtë fotogaleri ka qenë më interesanti.

“Kur do i vëmë flakën dasmës?”, ka pyetur moderatori i njohur, të cilit Ilnisa ka vendosur që t’i përgjigjet.

“E do gjatë apo pas sezonit”, ka shkruar Agolli duke e shoqëruar përgjigjen me një emoji duke qeshur dhe një emoji zemër të kuqe.

Tashmë fansat e çiftit janë bërë shumë kuriozë dhe duan të dinë nëse vërtetë ka një dasmë në horizont.