Aktorja Amber Heard do ta shohë veten sërish në gjyq me ish-bashkëshortin e saj Johnny Depp, edhe pse ylli i Piratët e Karaibeve humbi gjyqin kundër gazetës “The Sun”.


Teksa aktorja e Hollyëood fluturoi dje për pushime në Turqi përpara verdiktit që pritet të dalë këtë javë, në një përballje dramatike në gjyq me Johhny Depp, skuadra e saj ligjore po përgatitet për një tjetër “luftë” në gjykatë.


57-vjeçari Depp, po përgatit paratë për të hedhur sërish në gjyq ish-gruan e tij për prova të reja për dhunën familjare brenda shtëpisë së tyre.


Ai është gati të shpenzojë miliona dollarë të tjerë për përballjen e radhës.