Mikela Pupa dhe Kiara Tito krijuan një raport mjaft të mirë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 2”. Madje edhe pas përfundimit të reality show-t, ato të dyja janë takuar me njëra-tjetrën duke treguar se shoqëria vazhdon edhe jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Tani që të dyja ish-banoret janë bërë nëna për herë të parë, fansat e tyre janë kuriozë të dine nëse do i takojnë me njëra-tjetrën të voglat e tyre.
Mikela ka bërë sot një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në “Instagram”, të cilët e kanë pyetur pikërisht për Kiara Titon dhe dy vogëlushet.
“Kur do na i takoni Lunen dhe Auren?”, e ka pyetur një ndjekës Pupën. Kjo e fundit ka vendosur që të tregojë një bisedë që ka bërë me Kiarën në rrjetet sociale.

“Kur do takohemi? Si e ke javën?”, i ka shkruar Mikela gjatë një bisede Titos, por kjo e fundit nuk i ka kthyer përgjigje ende.
“S’më ka kthyer përgjigje Kiara Tito”, ka shkruar Pupa krahas kësaj bisede, duke etiketuar edhe moderatoren e njohur.