Teksa ka qenë i ftuar në “S’e luan Topi” opinionisti Arbër Hajdari ka folur edhe në lidhje me thashethemet për t’u future në politikë.
Ai tregoi se në të vertetë nuk do që të përfshihet në politikën aktuale në të cilën ndodhet vendi.
“Që kur ka filluar Fundjava, para 8 vitesh unë deri tani jam bërë 4 herë kryetar bashkie dhe 7 herë kryeministër. E vërteta është krejt ndryshe, unë e kam thënë disa herë në media, unë s’do të jem kurrë pjesë e kësaj politike, që është aktualisht. Nuk e di a e shoh veten pjesë të politikës, por ajo që di është se politika ka nevojë për rotacion të thellë”, tha opinionisti Arbër Hajdari.