E ftuar në “Big Brother Radio” ishte bashkëshortja e Mirit, Rabea Shahini në një intervistë ekskluzive për Top Albania Radio. Si po i duket Rabeas raporti Selin-Gimbo?

Mua më duket sikur Gimbo ka pëlqim për Selin, por ajo jo aq shumë për të. Unë shoh që Miri dhe Selin do vazhdojnë edhe shumë gjatë, por do vijë një moment kur duhet të ndahen të dy. Më mirë më shpejt, se më vonë. Secili duhet të luajë lojën e vetë. Është më i kufizuar në atë lojë, më mirë secili të luajë lojën e vetë, në fund dalin të dy në finale. Për mua fitues është Miri. Të fortë janë Kristi, Brikena, Selin.

Çfarë do i thoshte ajo Mirit, nëse do i bënte një surprizë në “BBV”?

Do i thoja që jam shumë krenare për të dhe unë çuditem si i përballon situatat dhe ku e gjen durimin. E dua shumë, fokusohu te loja jote dhe mos harro çfarë të kam thënë para se të hysh, ti nuk ke ardhur për pjesëmarrje, por ke ardhur për të fituar. Do kisha qejf të takoja Baby G. Ajo është nga ato banore që nuk ka hyrë aty për të sulmuar Mirin. Por sillet normale.

Çfarë do i thoshte ajo Selin?

Është kënaqësi të të takoj një herë dhe gjithë të mirat. Nuk ka diçka të veçantë që do i thoja./TAR