“After Party” i “Big Brother VIP 3” ka bërë bashkë banorët e këtij edicioni të reality show-t.

Por jo vetëm kaq, pasi kjo festë ka bërë bashkë gjithashtu edhe Luiz Ejillin dhe Egla Cenon. Teksa fituesi i edicionit të dytë të BBV po këndonte, fituesja e këtij edicioni të reaolity show-t ka shkuar pranë tij dhe ka kërcyer.

Në videon që po bën xhiron e rrjetit duket qartë Luizi duke performuar në skenë këngën e tij më të re me Getto Geasyn.

Në momentin që aktorja i bashkohet artistit, ajo vazhdon duke bërë “twerk” para këngëtarit, ndërsa ky i fundit është habitur nga performanca e aktores.

View this post on Instagram

A post shared by Gazeta Shqip (@gazeta_shqip)

Ndërkohë nga postimet në rrjetet sociale është vënë re se në skenë kanë performuar Luizi, Bardhi dhe Fifi.

Kjo festë e kuruar deri në detaje bëri bashkë dhe shumë VIP-a, moderatorë, gazetarë, artistë dhe figura të televizionit dhe rrjeteve sociale.