I ftuar në episodin e parë të emisionit “S’e Luan Topi” për këtë sezon të ri në Top Channel ka qenë artisti i mirënjohur, Gjiko. Ai ka zbuluar më shumë detaje nga fëmijëria e tij, rrugëtimi drejt muzikës, krijimi i familjes, pasioni për muzikën dhe jo vetëm kaq…
Tre vite më parë, reperi Asdren Gjikollit, ishte akuzuar për abuzimin e një vajze të mitur, 15 vjeç. Ai, fillimisht, i mohoi pretendimet e mediave, por më pas, foli për rastin dhe më tej, u shpall i pafajshëm me vendim të Gjykatës Themelore të Prishtinës. foli sërish për ngjarjen shokuese, duke u shprehur se vajza ishte pranë moshës 18 vjeç dhe se ajo ishte një fanse e madhe e reperit.
Ajo ka qenë një kohë shumë e vështirë dhe shumë e rëndë për ne, na u shemb e gjithë bota mbi ne. U përhapën lajme dhe aludime se para 10 viteve unë kisha fjetur me një vajzë pa dëshirën e saj dhe nën ndikimin e kanabisit. Diçka shumë koti.
Akuza së pari nuk ka qenë e ngritur nga kjo vajzë fare, por nga prokuroria. Ka qenë një vajzë pothuajse 18-vjeçare, për 1-2 muaj. Ajo ka qenë duke bashkëjetuar me dikë. Ajo e ka thënë këtë në një deklaratë në polici, por arsyeja pse ishte në polici, nuk kishte fare të bënte me mua.
Më pasi ai shtoi se:
Kjo vajza ka qenë një fanse shumë e zjarrtë që ka dashur të ketë kontakt me mua. Fati im ishte që i kisha bisedat me të ato që më kishte shkruar nëpër Facebook. Ka pasur shkrime, duke i thënë vajzës: “Të lutem, më lër të qetë. Nuk jam i interesuar të kem diçka me ty”
Kur i ka parë gjykata të gjitha këto fakte, normal që ka vendosur që jo vetëm për mua por edhe për ata që kanë qenë në procesin gjyqësor janë shpallur të pafajshëm sepse edhe vajza kur ka ardhur vetë e ka treguar versionin e historisë ashtu siç është.
Ai tha gjithashtu se përjetoi ankth dhe stres, por mendja i shkonte gjithnjë te familja.
Për mua u shkruan gjëra banale. Kam kaluar stres, ankth, dëme emocionale e psikologjike… por mendja më shkonte tek gruaja, fëmijët, babai, nëna. Çfarë mund t’u bëja atyre?
Gjiko u shpreh gjithashtu se komunikoi me Elitën, bashkëshorten, e cila sipas tij, qëndroi stoike.
Me Elitën e kemi folur hapur, për këtë kemi bërë vetëm 10 minuta muhabet. Më ka pyetur nëse ishte e vërtetë dhe i kam treguar që nuk ka qenë. Ajo ka qenë stoike, më ka qëndruar pranë.