Një debat ka ndodhur ditën e sotme mes Laertit dhe Rozanës, shkak është bërë prezenca e Valbonës në dasmën e Gjestit dhe Eglit. Ish banorja nuk i foli Laertit.

Rozana:

As unë nuk do të të kisha folur. Kur të dalë jashtë do t’i sqarojë muhabetet me ty. Ik tani se nuk të vjen mirë.

Laerti:

Ke 3 ditë që grricesh.

Rozana:

Të ka mbetur hatrri pse nuk të foli, edhe asaj i ka mbetur se ti e çove në nominim. Nuk i the kur ishit kokë më kokë që sido që të shkojë çdo njeri do të shikojë punën e vet. E tha Valbona.

Laerti:

Beson Valbonën? Tjetra është jashtë.

Rozana:

Valbona bëri shumë mirë që nuk të foli sepse ti zgjodhe ta vazhdosh rrugëtimin vetëm.