Në faqen zyrtare të “Instagram”-it të “Big Brother VIP” është publikuar një video e Selin, ku flet për Gimbon.

Banorja shprehet se marrëdhënia me DJ është ndër marrëdhëniet e vetme korrekte brenda shtëpisë që ka patur ndonjëherë.

Selin shton se kur është me Gimbon mendon se jeton, pasi nuk është shumë e përfshirë në lojë. Ajo vijoi duke thënë se ka respekt për të dhe se e ka përzemër.

“Me Gimbon marrëdhënia është mendoj ndër marrëdhëniet e vetme korrekte këtu brenda që kam patur ndonjëherë. Kur jam me Gimbon mendoj se jetoj, që do të thotë që nuk jam kaq e përfshirë në lojë. Edhe mendoj se si raport, përveçse shumë korrekt kemi një kimi shumë të fortë, e vlerësoj shumë si djalë edhe kam shumë respekt. Më pëlqen shumë se është detajist dhe kujdeset shumë. E kam shumë përzemër”, shprehet Selin te Dhoma e Rrëfimit.