Dedektivja shqiptare Shkënda Lili ndërsa ishte e ftuar sot në “Wake up” ka folur më shumë rreth tradhëtive dhe rasteve tipike që ajo merr nën “hetim”.
Shkënda u shpreh se femrat krahasuar me meshkujt në momëntin që ballafaqohet me provat e tradhëtisë së partnerit, janë më të padurueshme dhe nuk presin as që të takohen “live”, por i marrin në celularë.
“Gratë përgjithësisht nuk presin ballaqafimin, por e telefonojnë menjëherë partnerin.
Në momentin e ballafaqimit, ka raste që mashkulli thotë se provat nuk janë të vërteta, do ta bëjë budallaçkë femrën. Çfarë nuk shikoj të bërtitura, të qara.
Në me klientin firmosim një kontratë, jepen të gjitha informacionet, emër, mbiemër dhe sigurisht një foto.
Objektivi monitorohet që kur del nga shtëpia deri kur kthehet në shtëpi, në ambinetet publike, në ambientet private jo.
Unë nuk përfshihem në sherre, në momentin që ballafaqohet çifti”, tha dedektivja.