Kanë kaluar 11 vite që nga dita që Dr. Flori ndërroi jetë, një nga zërat më unikë dhe artistët më të kompletuar të muzikës shqiptare.

Ditën e sotme, Miri e ka kujtuar atë gjatë një bisede me Selin dhe Juxhinin. Këngëtari tregoi se kur artisti ndërroi jetë, ai ka qenë në gjumë në Gjermani dhe nuk i pushonte telefoni së rëni.

Pjesë nga biseda:

Juxhini: Nuk nxorët një periudhë muzikë, që kaloi Flori më vete

Miri: Nuk ka kaluar më vete, por gjërat e veta

Juxhini: Po ti e ke menduar ndonjëherë të dalësh më vete?

Miri: Jo, s’ka interes. Ai brand prandaj është. Jam shumë mirë këtu ku jam, jam shumë komod. Çdo gjë që mendoj, e mendoj në grup. Ai ishte edhe më produktiv, kishte dhe më shumë mundësi për të bërë ca gjëra nuk ishin për grupin, që donte t’i bënte për veten e vet. Sepse një javë para se ai të ikte ka shkruar një status në “Facebook”, edhe ka thënë ‘çfarëdo që të ndodhi në këtë jetë, jemi gjithmonë bashkë”. Edhe ka publikuar këngën “Mbigjithçka”. Një javë para, se atë këngë e ka patur shumë përzemër. E ndodhi ajo që ndodhi.

Juxhini: Humbje e madh

Selin: Sa vite u bënë?

Miri: Në 2014. Po hymë te viti i 12.

Selin: Asgjë nuk jemi kur e mendon

Miri: Kam qenë në Gjermani, kur kam parë telefonin me 8 milionë mesazhe…

Selin: Nga Landi?

Miri: Nga njerëzit e tjerë, Landi nuk më ka dërguar mesazh

Juxhini: Ku ke qenë ti në atë kohë?

Miri: Në Gjermani, në gjumë.