Jemi në muajin dhjetor dhe të gjithë po presin me padurim që shtëpia më e famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”, të ndezë dritat.

Moderatori Ledion Liço ka bërë sot një postim në rrjetet sociale që menjëherë ka marrë vëmendjen e të gjithëve.

Liço ka postuar një foto të tij në “Instastory” dhe krahas shkruan:

“Gati për datën?”, duke etiketuar edhe faqen zyrtare të “Big Brother VIP” në “Instagram”.

Ndërkohë në spektaklin e ndjekur kudo ku ka shqiptarë , “Big Brother VIP Albania”, banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri transmetojnë shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Ai është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë e këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë.

Ndërsa përsa u përket banorëve do na duhet të presim edhe pak, por janë aluduar shumë personazhe të njohur që mund të bëhen pjesë e këtij edicioni të ri të BBV.