Së fundmi, një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kinë ku një burrë ka thyer mobiliet e shtëpisë me zemërim, pasi gruaja e tij bleu një lavastovilje me vlerë 1,500 juanë pa pëlqimin e tij.
Gruaja thotë se e bleu pajisjen për shkak të ujit të ftohtë gjatë dimrit, ndërsa burri, i zhytur në borxhe, argumentoi se familja nuk mund ta përballonte.
Pas incidentit, gruaja u largua nga shtëpia dhe kaloi natën në hotel. Të nesërmen, ajo e ktheu lavastoviljen, ndërsa burri kërkoi falje, duke thënë se ishte në humor të keq dhe se mund të blinin një model më të vogël.



