Ishte e para që hapi garën e madhe në “Eurovision” dhe elektrizoi skenën me performancën e saj, por Ronela Hajati nuk arriti dot që të kualifikohej për në finale.
“Sekret” është kënga që nisi zyrtarisht “Eurovision”, i cili këtë vit organizohet në Torino të Italisë.
Por pavarësisht kësaj, përfaqësuesja e Shqipërisë ka tërhequr vëmendjen e publikut me gjithë performancën e saj. E pikërisht televizioni i njohur britanik BBC ka komentuar një pjesë të performancës, duke ironizuar me lëvizjen e saj të kokës.
When the taxi’s arriving in 5, and you still need to dry your hair. #Albania?? #Eurovision pic.twitter.com/z2liS8dbe8
— BBC Three (@bbcthree) May 10, 2022
“Kur taksia vjen në 5 dhe ju ende keni nevojë t’i thani flokët e juaja. #Albania?? #Eurovision”, ka shkruar BBC 3 në “Twitter”.
Madje nuk ka munguar as krahasimi me një aktore britanike, Sheridan Smith.
Sheridan Smith is looking well. #Albania #Eurovision pic.twitter.com/2ijU5lHRcl
— RuPaul’s Drag Race UK (@dragraceukbbc) May 10, 2022
Në fakt BBC 3 nuk ka ironizuar vetëm Ronela Hajatin, por ka bërë nga një postim për çdo këngëtar apo grup që performoi mbrëmë në skenën e “Eurovision”.