I ftuar sot në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ishte Fation Kuqari. Ai u bë i njohur fillimisht me pjesëmarrjen e tij në emisionin e dashurisë, “Për’puthen” në Top Channel.

Lidhur me famën që e mori pikërisht nga ky program, Kuqari u shpreh:

“Duhet të jesh natyral, jo të bësh skandal që ta mbash famën. Kohën e “Për’puthen” e kujtoj shumë të bukur, është një moment kthese edhe në aspektin e financave. Fama, audienca më ndikoi. Ne ishim të gjithë, ishim shumë organik, na dilnin gjërat organike. Tani mundohen të na kopjojnë për të patur suksesin. Me ne u bë telenovelë, njerëzit u lidhën shumë me ne”.

Sa i përket vajzave që nuk punojnë sot dhe fitojnë para përmes lidhjeve roomantike, ish-banori i “Big Brother VIP 3” tha:

“Vajzat nënshtrohen, kur unë të mbaj me lekë ti bëhesh skllavja ime. Nuk jam dakord me to”.