Sara Gjordeni u shndërrua në një personazh mjaft të komentuar në media, kryesisht që pas eleminimit të saj në shtëpia e “BBV3”. Sara dhe Bardhi nisën lidhjen e tyre brenda shtëpisë së “BBV3”, të cilën e vazhduan edhe jashtë e tashmë janë në pritje të një fëmije.
Teksa presin ardhjen në jetë të vajzës së tyre, çifti ka habitur të gjithë teksa me disa postime në Instagram kanë treguar se ditën e djeshme kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë. Sara dhe Bardhi kanë postuar disa foto dhe video të tyre teksa janë të veshur me të bardha dhe Sara me lulet e nuses.