Mëngjesin e sotëm e ftuar në “Wake Up”, ka qenë regjisorja Ana Veseli, e cila është ish-bashkëshortja e Aldo Markut, banorit të këtij edicioni në “Big Brother VIP”. Ajo ka rrëfyer më shumë për marrëdhënien që ka sot me Aldon, por dhe ka komentuar lojën e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri…

E ke parë që ka pasur disa flirte me Livian brenda shtëpisë?

Për mua nuk është e sikleshme fare. Do doja të ishte një vajzë aty brenda dhe të thoja që kjo është për Aldon. Jam e sigurtë që edhe kur të dilte jashtë do të më kërkonte mendimin tim. Livia me sa duket nuk është e disponueshme emocionalisht, duke thënë që ka pasur një histori që ka qenë e vonshme.

Në një bisedë me Livian, Aldo ka thënë dhe për një mundësi që ju të riktheheni së bashku…

Kurrë mos thuaj kurrë. Nuk e kam në natyrë të them kurrë. Por nuk e di. Nëse gjen një vajzë aty, mua do më bëhet qejfi.

Ty si të bën të ndihesh kjo deklaratë e tij?

Më bën të ndihem mirë patjetër. Kemi bërë një bisedë së bashku pasi të dy kemi bërë seancat e terapisë dhe po pyesnim njëri-tjetrin se çfarë ndiejmë tani për njëri-tjetrin. Përgjigjja ka qenë e njejtë për të dy. Kemi dashuri pa kushte të dy, pa dëshirën për të qenë ‘e imja/i joti’.

Si është raporti i Aldos me vajzën tuaj?

Disa ditë e mbaj unë dhe disa ditë e mban Aldo, është pothuajse e barabartë. Akira u kënaq shumë kur u fut aty dhe takoi Aldon dhe të nesërmen thoshte ‘do ikim prapë tek shtëpia e babit’. Gocat janë të lidhura shumë me baballarët. Ka një marrëdhënie fantastike me Aldon. Më vinte keq se ishte mësuar që dilnim te kafja e vinte Aldo që ta merrte. Dhe më thoshte ‘mami do ikim te kafja që të vijë babi të më marrë?’./TAR

https://gazeta-shqip.com/lifestyle/komisari-i-jetes-sime-valbona-perlot-me-linjen-e-jetes-qan-me-ngasherim-per-humbjen-te-atit/