Mbrëmjen e djeshme, banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP 5” kishin si detyrë që të vendosnin se kush do bëhej çift për dasmën traditë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Banorët që dëshirojnë të jenë nusja dhe dhëndri, do të dalin sonte në një televotim dhe do të jetë publiku që vendos se kush do të jetë çifti që do të bëjë dasmë.

Teksa thuajse gjithë banorët ndodheshin jashtë, Edisa pyet Rogertin se ‘kush do donte që të ishte çifti i dasmës’ dhe ai menjëherë përgjigjet: “Greta dhe Egi, e kanë deklaruar”.

Pjesë nga biseda:

Edisa: Ti Rogert kush do doje të ishte çifti i dasmës?

Rogerti: Greta dhe Egi, e kanë deklaruar

Stenaldo: Turp të të vijë, edhe njëherë që pate rastin me thënë një fjalë të mirë, nuk e the.

Edisa: Ai po e thotë, pavarësisht se nuk është fjalë për ne

Artani: Ta thoshte për Stenaldon

Stenaldo: Jo mo, ta thoshte për mbesen e vet

Rogerti: Pse nuk i thua Egit që ka pranuar, turp, o injorant

Stenaldo: Ça thua o budalla, o kokëlesh.