Mbrëmjen e djeshme, Vëllai i Madh u ka dhënë banorëve një sfidë lidhur me finale e madhe.

Lideri i shtëpisë, Qetsor Ferrunaj ndau shtëpinë në dyshe, sipas dëshirës së tij. Në një vazo me gogla gjendeshin emrat e secilit prej tyre të shkruar në një letër.

Ata duhet të përzgjidhnin nga një gogël dhe në bazë të dyshes që ishin ndarë, për emrin që kishin përzgjedhur, do të argumentonin se përse nuk duhet që ai banorë të fitonte “Big Brother”.

“Banorë, jemi shumë pranë finales dhe shpalljes së fituesit, Vëllai i Madh iu jep një sfidë lidhur me këtë. Së pari, lideri i shtëpisë Qetsori do të ndajë shtëpinë në dyshe sipas dëshirës së tij. Më pas në vazon me gogla ndodhen emrat tuaj, ju duhet të përzgjidhni nga një gogël në bazë të dyshes që ka ndarë Qetsori, për emrin që ju përzgjodhët, duhet të argumentoni se pse ai banor nuk duhet ta fitojë ‘Big Brother VIP’. Koha në dispozicion është 20 minuta për dyshen.

Banori që ka argumentuar dhe mbrojtur më mirë për emrin e përzgjedhur rastësisht, do të fitojë ditën e martë një avantazh”, thuhet në zarfin e Vëllait të Madh.