Ish-banori i edicionit të pestë të “Big Brother VIP”, DJ Gimbo, ka qenë të dielën i ftuar në emisionin “Fan Club” me Kiara Titon.

Gimbo komentoi lojën e banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri si dhe foli për raportin e tij me Selin.

Ndërkohë i pyetur nga moderatorja e njohur ‘se kush do t’a fitonte një Big Brother mes të dashurës së tij Selin dhe mikut të tij të ngushtë, Gjesti’, Gimbo u përgjigj kështu:

“Loja e Selin dhe loja e Gjestit janë krejt ndryshe. Unë mendoj se do e fitonte Gjesti. Por normalisht nuk mund të mohoja edhe Selin”.

Kujtojmë se ish-banori u largua përfundimisht nga gara e “Big Brother VIP 5” të martën e kaluar pas një nominimi kokë më kokë me Brikenën.