I ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rrapi dhe Elona Duro ka qenë Mevlan Shaba. Ai është një këngëtar shqiptar dhe personazh televiziv, i njohur për pjesëmarrjen e tij në emisionin “Për’puthen” në Top Channel.

I pyetur se kush e meriton të fitojë formatin, ai u përgjigj:

Ka 4-5 personazhe që e meritojnë. Po të thoja Rozana, do thojnë pse nuk thua Gjesti. Po të them Gjesti, do thojnë pse jo Rozana, por ka ende personazhe se është rrugëtim i gjatë. 

Do donte ai që ta fitonte Livia?

Pse jo mos ta fitonte. Sigurisht që po. Nuk do të marrë lekët e mia.

Pas diskutimeve rreth Big Brother VIP, cila do të jetë surpriza e radhës për ndjekësit e tij?

Kam një projekt. Një bashkëpunim me Mandi Nishtullën prapë.