Rizarta ka lënë mbrëmë shtëpinë e “Big Brother VIP 4”, pas një televotimi të dyfishtë që u hap gjatë spektaklit.

Në studion e madhe të reality show-t, ish-banorja foli pak edhe për raportin e saj me Aldon, me të cilin pati një afrimitet më shumë se me të tjerët.

Rizarta është shprehur se e respektonte shumë hapsirën e tij:

“Unë dhe Aldo e lamë gjënë aty brenda dhe thamë që do vazhdojmë jashtë. Nga Aldo më pëlqen inteligjenca. E kisha lënë momentin të ndodhte dhe jam njeri që nuk i ndrydh ndjenjat dhe nuk i them kurrë jo”.

Pasi është pyetur se kush mund ta fitoj këtë edicion të katërt të “Big Brother VIP”, Rizarta ka thënë se do donte ta fitonte Aldo.