Në llogarinë zyrtare të “Big Brother VIP” është publikuar promo e finales së madhe që do të mbahet të shtunën, më 18 prill.
Në 120 ditë, finalistët e këtij edicioni të pestë të reality show-t janë përballur me emocione, sfida dhe debate të forta.
Mes Selin, Mateos, Mirit dhe Rogertit, kush do të fitojë çmimin e madh?
“120 ditë emocione, sfida dhe përballje të forta…
Mateo, Miri, Rogerti apo Selin…?
Kush do ta fitojë çmimin e madh?
Big Brother VIP, të shtunën, ora 21.00, me Ledion Liçon, në Top Channel”, shkruhet krahas videos së publikuar në “Instagram”-in e “Big Brother VIP”.


