Eftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Pashe Sana, për të diskutuar më shumë mbi një studim të publikuar së fundmi që pretendon se pothuajse 99% e burrave do të preferonin një grua të turpshme, të sjellshme dhe me natyrë të butë, pa arritje të mëdha, në vend të një gruaje karrieriste që perceptohet si arrogante. Por ajo u ndal duke diskutuar pak dhe për banorët e “Big Brother VIP 5”…

Pjesë nga intervista:

Cila nga vajzat e “Big Brother VIP 5 të duket më e fortë?

Selin, padyshim. Jo vetëm e fortë, se ka treguar shumë forcë, por ka dhe shumë argumenta. Ia kanë përdorur shumë moshën, por nuk mendoj se pjekuria vjen nga mosha. Çdo njeri e ka ndryshe procesin e rritjes. Çfarë ka kaluar njëri, nuk ka kaluar tjetri. Kështu që në etapa të njëjta, nuk jemi të njëjtë. Dhe ajo, me historitë që ka treguar, i është dashur të rritet para kohe. Besoj që kjo forca e argumentit, logjika që ka treguar, e ka bërë kaq të madhe dhe të fortë.

Kush e fiton BBV5?

Për mendimin tim, Selin. Më pëlqen shumë.