Këngëtari i famshëm, Liam Payne , i cili vdiq në mënyrë tragjike muajin e kaluar pasi u rrëzua nga ballkoni i një hoteli në Argjentinë, u varros më 20 nëntor në Angli.

Ish-ylli i grupit “One Direction” u la një trashëgimi të madhe të afërmve të tij pas vdekjes. Muzikanti kishte një vlerë rreth 70 milionë dollarë kur vdiq dhe ai do t’i japë më shumë se gjysmën e tyre djalit të tij.

Sipas një testamenti të përpiluar disa vite më parë, gjysma e pasurisë së tij do t’i trashëgohet djalit të tij shtatëvjeçar, Bear, i cili do të përfitojë mbi 35 milionë euro. Nuk dihet ende se kush do të trashëgojë gjysmën tjetër të pasurisë.

Payne ka vetëm një fëmijë, i cili erdhi në jetë në vitin 2017. Nëna e tij është këngëtarja Cheryl Cole. Pas ndarjes një vit më vonë, ish-çifti ruajti marrëdhënie të mira.

Këngëtari madje bleu një shtëpi prej katër milionë eurosh për Cheryl dhe djalin e tyre, duke u zhvendosur pranë tyre për të qenë më afër.

Lidhja e tyre nisi në vitin 2016, vite pasi Payne dhe Cole ishin takuar për herë të parë në “X Factor,” ku ajo ishte anëtare e jurisë dhe ai një garues adoleshent, vetëm 14 vjeç në atë kohë.