Luiz Ejlli la mbrëmë përfundimisht shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, pas tre ditësh qëndrimi brenda.
Pasi la shtëpinë, ai shkoi në studio, aty ku u shpreh: “Vetëm se kisha filmin, se nuk do dilja nga shtëpia”.
Fituesi i edicionit të dytë të reality show-t, gjithashtu iu përgjigj edhe pyetjes së opinionistit Arbër Hajdari se kush e fiton “Big Brother”-in, duke iu përgjigjur: “Artan Kola”.
Këngëtari i dashur për publikun gjithashtu prezantoi dhe këngën e tij më të re “Më Merr”, që është gjithashtu edhe kolona zanore e filmit të tij dhe Kiarës, “Loja e Fundit”.



