E ftuar ditën e sotme në emisionin “Pardon My French” ishte Balina Bodinaku. Ajo ka qenë opinioniste e edicionit të parë të një prej formateve fenomen në vendin tonë “Big Brother VIP”. Balina ka treguar më shumë rreth eksperiencës së saj në edicionin e parë dhe gjithçka rreth edicionit të dytë dhe mënyrën se si ajo e ka parë me një sy tjetër jo si opinioniste. 

Si i ka parë Balina Bodinaku edicionin e dytë të BBV dhe pozicionin e opinionistëve?

Arbri e ka pasur më të lehtë se Zhaklina, për shumë arsye. E para, ai nuk e kishte për herë të parë dhe e dyta ishte i shoqëruar nga një opinioniste grua në krahë. Jo një grua e çfarëdoshme por një rrufepritëse e vërtetë. Ajo tërhoqi të gjithë agresionin e mundshëm dhe sigurisht në një farë mënyre kjo e lehtësoi Arbrin. E treta, Arbri mua mu duk sikur u fokusa vetëm tek loja, tek komenti i lojës ndryshe nga Zhaku që e përdori BBV edhe si një platformë për të ngritur kauza. Unë mendoj se këto bashkë ia kanë bërë këtë BBV Arbrit më të thjeshtë. Kur e ke më të thjeshtë e ke edhe qetësinë e nevojshme që të gjesh edhe humorin edhe batutën. /TAR