Këngëtarja e dashur për publikun. Anxhela Peristeri, ishte mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”. Artistja ka ndarë detaje rreth jetës së saj private, dashurisë dhe marrëdhënieve.

Peristeri ka treguar se pyetjet për martesën e shqetësonin më shumë në të kaluarën, por tani i pranon me një qetësi më të madhe. Sipas saj, pyetjet e tilla shpesh vijnë nga kurioziteti dhe dashuria e njerëzve, e jo nga dashakeqësia.

“Dikur i përjetoja disi keq kur më pyesin për martesën, por tani nuk i përjetojë fare. Shumë shqiptar e bëjnë këtë pyetje edhe nga dashuria, jo nga dashakeqësia. Ashtu si të bëjnë përshtypje gjërat kur je 20 apo 25 vjeçe nuk të bëjnë kur je 40”, tha këngëtarja e njohur.

Ndërkohë në lidhje me tradhtinë, Anxhela ka zbuluar se e ka përjetuar këtë jo vetëm në marrëdhëniet e saj bashkëshortore, por edhe nga shoqëria.

“Më kanë tradhtuar.  Mendojë që tradhtia vjen kur nuk je e lumtur. Ka edhe tradhti shoqërore. Shoqëria më ka tradhtuar shumë. Nuk më kanë bërë ndonjë gjëmë të madhe. Me të gjithë artistët flas. Nuk i kam prishur ndonjëherë marrëdhëniet. Edhe kur e kuptoi “puçin” që po më bëhet nuk i jap shumë rëndësi”, u shpreh Peristeri, e cila shtoi:

“Akoma nuk e kam veshur fustanin e bardhë”.