Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Heidi Baci, ka ngjallur sërish kuriozitet te ndjekësit me disa postime të bëra së fundmi në “Instagram”. Ajo ka lënë të kuptohet se në jetën e saj mund të ketë hyrë një romancë e re.

Në fotot në fjalë, Heidi shfaqet me një buqetë të madhe lulesh dhe një tortë të personalizuar me dedikim romantik. Gjithçka duket e kuruar me delikatesë, duke krijuar atmosferën e një surprize të menduar posaçërisht për të.

Ajo shihet e buzëqeshur dhe e lumtur, ndërsa mesazhet e shkruara prej saj kanë bërë menjëherë bujë në rrjet.

 “Ti më bën të ndjehem e veçantë! Faleminderit”, ka shkruar Heidi mbi një nga postimet, duke mos zbuluar identitetin e personit që i ka dërguar dhuratat.

Për momentin, Heidi ka zgjedhur të ruajë privatësinë dhe të mos japë asnjë emër të partnerit të saj.

Ndjekësit po presin me kuriozitet nëse ish-banorja e BBVA do të konfirmojë së shpejti identitetin e personit misterioz, apo nëse kjo romancë do të mbetet për pak kohë “vetëm për zemrën”.