Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati, ka vendosur që të surprizojë ndjekësit me postimin e saj të fundit në rrjetet sociale. Ajo ka publikuar disa momente të bukura me partnerin e saj ‘misterioz’.

Ronela ka ndarë me fansat tri fotografi në krah të partnerit të saj të ri, duke zgjedhur të mos japë shumë detaje, por duke konfirmuar kështu lidhjen e dashurisë.

Në fotot në fjalë, Hajati shfaqet e buzëqeshur dhe e relaksuar, teksa kalon kohë të bukura në një ambient të qetë dhe romantik. Edhe pse identiteti i partnerit nuk është zbuluar, pasi këngëtarja nuk e ka etiketuar apo komentuar mbi të, atmosfera dhe afërsia që reflektohet në pamje tregon shumë.

“Profil professional po fotot e zemres aty❤️

•mundsisht me nje bonus brenda 😬”, ka shkruar këngëtarja bashkëngjitur me këto poza.

Fansat kanë reaguar menjëherë me komente pozitive dhe urime për çiftin, duke shprehur entuziazmin dhe mbështetjen për këtë hap të ri në jetën personale të artistes. Pas një periudhe të gjatë fokusuar në karrierën muzikore dhe projekte të njëpasnjëshme, Ronela duket se ka vendosur të ndajë edhe anën e saj më intime me publikun.