Vëllai i këngëtares së famshme shqiptare, Bebe Rexha, do të martohet së shpejti. Këtë e ka zbuluar vetë artistja përmes një postimi në rrjetet sociale, ku duket shumë e lumtur për këtë fakt.

Ylli i muzikës ka ndarë me miliona ndjekësit në “Instagram”, një video nga një jaht, ku shfaqet Florent Rexha që i ka propozuar për martesë partneres së tij.

Këngëtarja e famshme, e cila ka qenë e pranishme në këtë natë të rëndësishme për vëllain e saj, krahas videove nga momenti i ka uruar atij dhe kunatës së saj urime.

Madje Bebe nuk është kursyer më postimet, por ka ndarë me ndjekësit e saj të shumtë video nga festa, ku duket se është argëtuara shumë.

Rexha ka etiketuar në postimet e saj edhe vëllain dhe kunatën, e cila është shqiptare. Dorina Papraniku është kunata e këngëtares së famshme, e cila në rrjetet e saj sociale ka foto me flamurin shqiptar.

Ndërkohë kujtojmë se vetë artistja nuk i ka punët mirë me çështjet e zemrës. Pak javë më parë ajo u nda nga partneri i saj, Keyan Safyari.