Pas gati gjashtë vitesh lidhje, Liam Hemsworth dhe Gabriella Brooks, kanë konfirmuar fejesën e tyre. Ishte fundi i vitit 2019 kur nisi lidhja e aktorit dhe modeles, menjëherë pas divorcit të Hemsworth nga këngëtarja e famshme, Miley Cyrus.
Ndërkohë Gabriella vendosi që të ndante lajmin e fejesës përmes një postimi në rrjetet sociale. Ajo ndau me ndjekësit një seri fotografish emocionuese.
Në foton e parë, çifti pozon i përqafuar, me një unazë të madhe diamanti të dukshme në dorën e saj.
Ndërkohë kujtojmë se Liam ka qenë në një romancë dashurie me Miley Cyrus. Ata ishin bashkë që nga viti 2010 dhe u fejuan në vitin 2012. Megjithatë, lidhja e tyre përfundoi në vitin 2013.
Ata u pajtuan përsëri në vitin 2016 dhe dy vjet më vonë u martuan. Por martesa zgjati vetëm tetë muaj. Jo shumë kohë pas divorcit, Liam filloi një lidhje me modelen Gabriella Brooks, ndërsa Miley filloi një lidhje me muzikantin Maxx Moranda në vitin 2021.
Liam dhe Gabriella e mbajnë lidhjen e tyre larg syrit të publikut dhe rrallë ndajnë momente së bashku në rrjetet sociale.