Aktori i famshëm i Hollywood-it, Leonardo DiCaprio, ka zbuluar gjatë një interviste se kush është aktorja që i ka lënë më shumë përshtypje.
50-vjeçari ka thënë emrin e aktores amerikane, Meryl Streep. Ata kanë punuar së bashku në filmin “Marvin’s Room” të vitit 1996, ku DiCaprio ishte 18 vjeç.
Ylli i kinematografisë e vlerëson 75-vjeçaren si “pa dyshim aktoren më të mirë në botë”, duke thënë se e kuptoi këtë pas shikimit të performancës së saj në ekran.
Bashkëpunimi i DiCaprio-s me Streep u vazhdua edhe në filmin “Don’t Look Up”. Pavarësisht se ka pasur shumë nominime për “Oscar” gjatë karrierës së tij, 50-vjeçari fitoi çmimin prestigjioz vetëm për rolin në “The Revenant” në vitin 2015, çka e konfirmoi si një nga aktorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.
Ndërkohë Leonardo DiCaprio është një nga aktorët më të njohur dhe më të respektuar në industrinë e filmit. Disa nga rolet e tij më të njohura përfshijnë Jack në “Titanic” dhe Jordan Belfort në “The Wolf of Wall Street”, ndërsa ai fitoi një ‘Oscar’ për rolin e tij në filmin “The Revenant”.